Mesazh ne shishe nga te denuarit e Aushvicit

29/04/2009 12:45

Pas plot 65 vjetesh u gjet ne Poloni nje mesazh brenda nje shisheje, i hedhur nga 9 te denuar ne kampin nazist te Aushvicit.

Shishja u gjet nga disa punetore qe po germonin ne murin e nje ndertese ne afersi te ish-kampit famekeq.

Mesazhi mbante daten 9 shtator te vitit 1944 nenshkruar prej te denuarve nga Britania dhe Zvicra. Dy prej tyre munden t’i shpetonin torturave, te tjeret jo.

Te burgosurit me kete veprim, nuk deshen te benin asgje me shume vecse te linin disa gjurme te ekzistences se tyre.

1.5 milione vete u vrane nga torturat dhe persekutimet ne kampet e perqendrimit, qindra mijera te tjere vuajten pasojat e nazizmit.

Top Channel