Gripi derrave, shkon ne 5 niveli i alarmit

29/04/2009 22:45

Organizata Boterore e Shendetesise ka rritur ne 5 nivelin e alarmit per virusin e gripit te derrave.

Numri dy i OBSH-se deklaroi se virusi vdekjeprures me prejardhje nga Meksika eshte ne prag te shkaktimit te pandemise.

Drejtoresha e pergjithshme e agjencise se Kombeve te Bashkuara, Dr. Margaret Chan deklaroi se te gjitha vendet duhet te marrin masat paraprake te parashikuara ne te tilla raste.

“Kalimi ne nje faze me te larte eshte nje sinjal per qeverite, Ministrite e Shendetesise dhe Ministrite e tjera, industrite farmaceutike dhe komunitetin e biznesit qe te rrisin me urgjence gatishmerine dhe te marrin masat e duhura”, eshte shprehur Chan.

Top Channel