Kryetari i Partise Social Demokrate, Agim Ceku ka deklaruar se partia e tij nuk ka vendosur ende se ne radhet e cilit koalicion politik do te rreshtohet.

Ne nje interviste per nje gazete kosovare, Ceku eshte shprehur se PSD do t’i shqyrtoje te gjitha ofertat dhe do te vendose ne baze te interesave te Kosoves.

“Ne kemi rrugen tone, programin tone dhe njerezit tane. Ne nuk jemi pjese e asnje blloku politik dhe nuk iu sherbejme interesave te asnje blloku te caktuar”, ka pohuar Ceku.

Ai ka shtuar me tej se ne baze te programit te saj, PSD afrohet me shume me partine Ora, “bashkepunimi me te cilen eshte shume i natyrshem pasi bazohet ne vlera e koncepte te njejta”.

Top Channel