Britani, 5 te prekurit nga gripi i derrave

29/04/2009 19:35

Ka shkuar ne 5 numri i personave te infektuar me gripin e derrave ne Britanine e Madhe. Diten e sotme u konfirmuan edhe tre raste te tjera, mes te cileve nje nxenese 12 vjecare.

Sipas informacioneve te autoriteteve lokale, vajza ishte kthyer nga Meksika ku kishte kaluar pushimet dhe ku kishte qene ne kontakt me persona te infektuar nga gripi i derrave.

Po nga Meksika vinin edhe dy personat e tjere, te cilet ishin ne te njejtin avion me vogelushen. Autoritetet komunikojne se te gjithe personave u eshte injektuar tamiflu, nderkohe qe rezultatet e disa testeve pritet te dalin disa dite me vone.

Edhe kryeministri Gordon Brown konfirmoi gjate nje fjalimi ne Parlamentin britanik se tre rastet e zbuluara sot kane te bejne me persona te sapokthyer nga Meksika.

Top Channel