Moti i keq me reshje shiu dhe ere te forte ka perfshire Italine. Dy persona kane gjetur vdekjen ne Sicili dhe nje tjeter rezulton i zhdukur ne Lombardi.

Nga shembja e nje ndertese ne Broni, ne provincen Pavia, nje i moshuar rezulton i zhdukur, ndersa kane nisur kerkimet per gjetjen e tij nen rrenoja. Tre persona te tjere qe jetonin ne shtepine e shembur kane pesuar demtime te lehta. Dy viktima jane shenuar edhe ne jug.

Ne Palermo nga rrezimi i nje peme ka gjetur vdekjen nje punetor, ndersa ne Messinese nje i moshuar eshte goditur nga nje porte hekuri, qe u rrezua nga era e forte. Situata eshte e veshtire ne veri, qender dhe jug, ku vazhdojne shira te rrembyeshem.

Moti i keq ka rritur edhe nivelin e ujit te lumit Po, ku ne disa pika eshte rritur me disa metra. Ne aeroportin e Palermos u anuluan disa fluturime. Po per shkak te eres se forte, qe dje jane izoluar disa ishuj te vegjel te Sicilise. Edhe ne aeroportin e Fiumicinos ne Rome ka pasur disa vonesa ne fluturime. Ne zonat veriore veshtiresi paraqesin edhe orteqet.

Top Channel