Keshilli i Evropes ne sesionin e rregullt ne Strasburg ka vleresuar se zgjedhjet presidenciale ne Maqedoni kane nxjerre ne siperfaqe ndarjet etnike ne vend.

Ne raportin e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes theksohet se jehona e dobet e popullsise shqiptare ne zgjedhjet presidenciale i ka hedhur drite ekzistences se nje situate te rrezikshme.

“Ne nje shoqeri multietnike, pa tradite te gjate demokratike, eshte vendimtare qe zgjedhjet te mos kontribuojne ne izolimin apo vendosjen e kufijve ndares”, nenvizohet ne raportin e KiE.

Institucioni evropian ka kerkuar ndryshimin e rregullores ligjore, e cila sipas tij duhet te behet me nje kompromis te gjere te partive politike, shoqerise civile, por edhe me ndihmen e Komisionit te Venecias.

Top Channel