Si nje shtet multietnik, Kosova do te aplikoje mesimin ne gjuhen amtare per te gjitha etnite, mes te cilave eshte edhe ajo serbe.

Ne Prishtine Ministria e Arsimit se bashku me Zyren Civile Nderkombetare kane prezantuar komisionin e pavarur per rishikimin e teksteve mesimore ne gjuhen serbe ne Kosove, ashtu sic parashihet sipas planit Ahtisaari dhe Kushtetutes se Kosoves.

Komisioni perbehet nga perfaqesues serbe, shqiptare dhe nje perfaqesues nderkombetar. Nder ta 3 profesore serbe te perzgjedhur nga perfaqesuesit serbe ne parlament, 3 pjestare te ministrise se Arsimit dhe 1 pjesetar i zyres civile nderkombetare. Ministri i Arsimit Enver Hoxhaj tha se qellimi kryesor eshte qe Kosova te kete nje sistem te integruar arsimor qe perfshin te gjitha komunitetet. Ai nuk beri te ditur, nese do te kete nderhyrje ne librat e historise.

Shefi i zyres civile nderkombetare Piter Feith, e cilesoi procesin si hap per te riitegruar te gjitha komunitetet ne Kosove, duke perfshire edhe komunitetin serb. “Kam besim te plote se ekzistimi i nje plani arsimor ne gjuhen serbe, perben zhvillimin e ketij komuniteti ne sistemin arsimor te Kosoves. Eshte e rendesishme te dime se cfare ka ndodhur 10 vitet e kaluara, por tani ne duhet te shohim perpara. Shpresa ime eshte qe komuniteti serb do t’i pergjigjet drejt dhe jo te ballafaqohet me te kaluaren”

Formimi i komisionit eshte mirepritur edhe nga ana e perfaqesuesve serb. “Vleresoj se ky eshte hapi i pare i rendesishem ne drejtim te procesit te zgjidhjes se problemeve aktuale ne Kosove. Eshte e udhes qe nga terreni politik te kalojme ne terrenin e zgjidhjes se problemeve konkrete. Sigurisht qe problemi i arsimit eshte nje nga problemet qe duhet te zgjidhet dhe mendoj se me nje vullnet te vogel nga te dyja palet kjo çeshtje mund te zgjidhet”, tha Ivan Cukalovic, anetar i komisionit.

Plani mesimor per nxenesit serbe i cili pritet te implemtohet ne shtator te vitit te ardhshem, do te percillet me analize te kurrikules, me debat me te gjitha komunitetet. Ministria e Arsimit, do te organizoje takime me 30 mije arsimtare per te biseduar ne lidhje me planprogramet.   

Top Channel