Turqi, perleshje e armatosur ne Stamboll

27/04/2009 12:30

Policia turke u perlesh me arme zjarri ne mes te Stambollit, me te pakten tre militante.

Te pakten 9 persona u plagosen si pasoje e incidentit. Shumica prej viktimave ishin police qe moren plage nga ciflat e mjeteve shperthyese qe u hodhen ne ere ne vendngjarje. Edhe nje kameraman i televizionit Haberturk u plagos nga nje plumb qorr.

Vendgjarja u evakua nga policia e te njejtin fati pati edhe nje kalimtar.

Nje gazetar i Associated Press tha se viktima ishte shtrire pertoke dhe nuk jepte shenja jete, por vdekja e tij nuk konfirmohet.

Sipas kryebashkikaut te Stambollit, Muamer Guler, militantet, qe i perkisnin nje grupi te majte, kishin shume municione dhe mina me vete qe mjaftonin per te zbrapsur dhjetera oficere.  

Mediat turke raportojne se gjate shkembimit te zjarrit u degjuan shume te shtena dhe shperthime. Ne vendngjarje u dynden ambulanca dhe helikoptere qe patrullonin ne ajer.

Top Channel