OBSH: Gripi i derrave, si gripi sezonal

27/04/2009 09:25

Organizata Boterore e Shendetesise jep te dhenat se cfare eshte gripi i derrave.

Ajo eshte nje semundje shume e shpejte ngjitese simptomat jane ato te gripit sezonal, por mund te kene pasoja te renda duke shkaktuar edhe pneumoni qe sjell per pasoje vdekjen.

Prej 2007, OBSH ka regjistruar raste ne SHBA dhe Spanje.Nuk eshte shenuar ndonje rast kur nga konsumimi i mishit te derrit te infektuar, te kete patur njerez te prekur.

Virusi kalon nepermjet ajrit. Semundja ne SHBA ka nje perhapje shume te vogel, e po ashtu edhe ne Zelanden e Re. Fakti i shperthimit te epidemise ne Meksike, mund te aryetohet me pozicionin e saj gjeografik.

Po ashtu virusi prek me shume te rinjte, nderkohe qe gripi i stines prek vetem te moshuarit. Ky detaj mbetet ende i pasqaruar.

Nderkohe qeveria meksikane ka arketuar 450 milione dollare per te luftuar virusin e derrave, pergjegjes per 20 raste vdekjesh te vertetuara dhe per 60 raste te tjera te dyshuara.

Top Channel