Lirohet naftembajtesja e rrembyer ne Jemen

27/04/2009 08:50

Forcat speciale te Jemenit kane liruar nje naftembajtese, qe ishte marre peng nje dite me pare nga piratet somaleze.

Anija “Qana” e cila transporton deri ne 3 mije tone karburant, ishte njera nga kater anijet, qe u sulmua ne afersi te brigjeve te Jemenit.

Rojat bregdetare arriten te largonin piratet nga tre anije, por “Qana” u rrembye prej tyre. Mesohet se 11 persona qe ndodheshin ne bordin e anijes, u arrestuan.

Gjate perleshjeve te djeshme me forcat jemenase shume pirate somaleze mbeten te plagosur.

Top Channel