Gripi, Kina ndal importin e derrit nga Meksika

27/04/2009 09:30

Kina ka ndaluar importin e mishit te derrit nga Meksika dhe rajonet amerikane, ku jane verifikuar raste te shfaqjes se semundjes se gripit te derrave.

Lajmin e bene te ditur burime te Ministrise kineze te Bujqesise. Nderkaq, dy raste te dyshuara te shfaqjes se semundjes, kane rezultuar negative ne Australi. Dy persona qe ishin kthyer nga Meksika kishin shfaqur simptoma te ngjashme me ato te gripit te derrave, por nga analizat u vertetua se nuk ishin te prekur.

Verifikime per raste te dyshimta po behen edhe ne Kolumbi dhe Brazil. Ndersa qeveria japoneze ne nje takim emergjent te saj, ka shtuar masat e sigurise per te evituar prekjen nga semundja. Tokio ka shtuar kontrollet per personat qe kthehen nga vendet e rrezikuara.

Top Channel