Gripi i derrave prek Europen

27/04/2009 13:15

Grupi i derrave po perhapet edhe jashte kontinentit amerikan. Pas Meksikes dhe SHBA-se, edhe ne Evrope eshte konfirmuar rasti i pare i infektimit me virusin H1N1.

Ministria spanjolle e Shendetesise ka njoftuar se nje nder personat qe iu nenshtruan kontrolleve pas dyshimit per prekjen nga semundja, eshte i infektuar me virusin. Behet fjale per nje pacient mashkull, 23 vjec nga juglindja e Spanjes, qe rezultoi pozitiv ne analiza. Sipas Ministrise, 17 persona te tjere po u nenshtrohen analizave.

Testimet vazhdojne per grupe personash qe dyshohen si te infektuar ne Zelanden e Re, Australi, Brazil, Britani, Izrael.

Vetem pak ore me pare presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso tha se emergjenca shendetesore e krijuar nga gripi i derrave ishte e kufizuar vetem ne kontinentin amerikan.

Nderkaq, mbledhja e jashtezakonshme e ministrave te Shendetesise se BE-se eshte vendosur te mbahet diten e enjte.  Ne takim do te behet vleresimi i situates se krijuar, njoftoi presidenca ceke e bllokut.

Top Channel