Gripi i derrave, Obama ndjek situaten

27/04/2009 12:00

E diela ishte një ditë e ngarkuar me shqetësime për administratën Obama.

Departamenti i Shëndetesisë shpalli emergjencën shëndetsore dhe Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti po e ndiqte hap pas hapi situatën.

Por sic raporton agjensia Reuters, duket se alarmi nuk i ka prishur planet e fundjavës për shefin e Shtëpisë së Bardhë. Jo shumë larg zyrës ku meren vendimet më të rëndësishme të Amerikës, presidenti luante golf me sekretarin e Tregtisë Gary Locke, përfaqesuesin amerikan te Tregtisë Ron Kirk e ndihmësin presidencial Marvin Nicholson.

Sipas mediave amerikane duket se kjo nuk ka qenë një sfidë, por një mënyrë për të hequr stresin.

Vetëm pak javë më parë, Barak Obama u kthye nga një vizitë në Meksikë, vend i pushtuar nga epidemia në formën më vdekjeprurëse të virusit. Por burime pranë Shtëpisë së Bardhë konfirmojnë se presidenti gëzon shëndet të plotë dhe meqë nuk shfaqet asnjë simptomë nuk është parë e arsyeshme që ai t’i nënshtrohet analizave.

Top Channel