Berlin, feja lende fakultative

27/04/2009 12:40

Ora e mesimit te fese ne shkollat e kryeqytetit gjerman Berlin, nuk do te jete e detyrueshme. Ka deshtuar referendumi ne lidhje me modelin e aplikuar per here te pare para tre vjetesh.

Vetem 14% e personave me te drejte vote votuan pro iniciatives qytetare “Pro Reli”, e cila e mbeshtetur nga kisha dhe Unioni Kristian Social synonte qe mesimi i fese te kthehej ne nje lende te detyrueshme si te tjerat. Shumica kane qene kunder modifikimit te ligjit lokal, qe lejon nxenesit te zgjedhin nese duan te frekuentojne lenden e “etikes”, ose te fese.  

Berlini, ne ndryshim nga rajonet e tjera parashikon detyrimin per te ndjekur vetem mesimin e etikes. Ne referendum dolen vetem 28,2 perqind e numrit te pritshem.

Rezultati ka zhgenjyer kancelaren Merkel, qe kishte kerkuar sa me shume pjesemarres ne mbeshtetje te fese si lende te detyrueshme. Per nxenesit ne Berlin etika do mbetet lende e detyrueshme dhe feja vetem fakultative.

Top Channel