BB: Te shmangim katastrofen ne vendet e varfra

27/04/2009 09:40

Kreu i Bankes Boterore ka paralajmeruar per nje katastrofe humanitare ne vendet e varfra, nese nuk merren me shume hapa per te ndalur krizen ekonomike globale.

Duke folur ne fund te takimit pranveror te BB-se, Robert Zoellick u berri thirrje vendeve te pasura te bejne me shume per te ndalur varferine. Sipas Bankes Boterore, 50 milione njerez me shume rrezikojne te kalojne ne varferi ekstreme.

“Bota po perballet me nje krize te paprecedente, qe me shume do ta vuajne te varfrit dhe ne duhet te vazhdojme te veprojme ne kohe per te parandaluar nje katastrofe humanitare”, tha Zoellick, qe ka kerkuar te shohe me shume ndihma per te rrezikuarit.

Ai shtoi se askush nuk e di se per sa kohe do te zgjase recesioni. Ne nje deklarate te perbashket BB dhe FMN kerkuan nga donatoret te pershpejtojne dergimin e ndihmave. Ministrat e Financave moren pjese ne nje takim parallel te BB dhe FMN ne Washington. Ato bene thirrje per nje reforme urgjente ne sistemet bankare te vendeve ne zhvillim.

Top Channel