Virus nga derrat, 70 te vdekur ne Meksike

24/04/2009 21:55

Mund te jete nje virus i ri vdekjeprures qe eshte perhapur me shpejtesi tek banoret e Meksikes, por qe kete here dyshohet se vjen nga derrat.

Sipas informacioneve te mediave nderkombetare, deri tani virusi ne fjale ka shkaktuar vdekjen e 70 personave dhe infektimin e 900 te tjereve ne qytete te ndryshme te shtetit latin.

Nderkohe, disa sinjalizime jane regjistruar edhe ne SHBA, ku rezultojne 8 persona te infektuar.

Alarmin e ka dhene Organizata Boterore e Shendetesise, e cila ka paralajmeruar mbajtjen e nje samiti te ri nga frika se mos virusi kthehet ne nje epidemi te pakontrolluar.

Top Channel