Statusi kandidat per ne BE, miratohet kerkesa e Podgorices

24/04/2009 08:15

Keshilli Europian miraton kerkesen e Malit te Zi per statusin kandidat.

Gjate pasdites se djeshme ministrat europiane te Bujqesise dhe Peshkimit rane dakort per t’i dhene mandat komisionit qe te pergatise opinionin mbi Malin e Zi, nese aplikuesi kenaq artikullin 49 te traktatit te Bashkimit Europian.  

Ne baze te ketij artikulli, kriteret e nevojshme jane ” liria, demokracia, respektimi i te drejtave te njeriut dhe lirive themeltare, si dhe sundimi i ligjit”.

Nderkohe kandidatet potenciale duhet te permbushin dhe kriteret e Kopenhagenit, per te pasur demokraci te plote dhe treg ekonomik teresisht funksional, me qellim pergatitjen e vendit per aderimin politik, ekonomik e monetar ne Bashkimin Europian.

Sipas procedures, Komisioni Europian duhet t’i dergoje nje pyetsor ndaj Podgorices zyrtare, dhe nese pergjigjet do te jene te kenaqshme atehere Mali i Zi do te mund te fitoje statusin kandidat.

Ky proces vleresohet te zgjase me shume se nje vit.

Ne dhjetor 2006 Keshilli Europian konfirmoi konsensusin e BE-see per zgjerimin me Ballkanin. Te gjitha vendet e rajonit kane perspektive europiane, por Keshilli i Ministrave nenvozon se integrimi i tyre  vleresohet ne baze te  meritave dhe perpjekjeve individuale te secilit vend per te permbushur kriteret e Kopenhagenit dhe kushtet e procesit te Stabilizim-Asociimit.

Mali i Zi aplikoi per statusin kandidat ne 15 dhjetor 2008. Aplikimi u dorezua ne fund te mandatit te presidences franceze te Bashkimit Europian, nga Presidenti Vujanovic, kryetari i parlamentit dhe kryeministri malazez Gjukanovic ne Paris. 

Top Channel