SHBA dhe Anglia: Ok, samitit te G8 ne Aquila

24/04/2009 09:30

Rikthehen lekundjet sizmike ne Aquila. Nje tjeter termet me magnitude 4 eshte regjistruar pak para mesnate, por nuk ka informacione per viktima.

Zona e Aquilas eshte goditur keto dite edhe nga moti i keq. Hetimet per tragjedine vazhdojne dhe sot ne qendren e Abruzzo-s do te mberrije prokurori i antimafias, Piero Grasso.

Ne kete situate, kryeministri Berlusconi ka kembengulur per mbajtjen e takimit te korrikut te G8 jo ne Sardenje, por ne nje zone emergjence si Aquila, qe sipas tij do te ndikonte ne grumbullimin e parave per rikonstruksionin dhe do ta vendoste Abruzzo-n ne qender te vemendjes boterore.

Deri tani Washingtoni dhe Londra kane mbeshtetur vendimin e Berlusconit per zhvendosjen e vendit te samitit. Mbajtja e samitit ne Aquila shihet edhe si nje menyre per te mbajtur larg protestuesit antiglobaliste.  

Top Channel