Rusi, shkarkohet kreu i sherbimeve sekrete ushtarake

24/04/2009 14:45

Presidenti rus Dmitry Medvedev ka larguar nga detyra shefin e sherbimeve sekrete ushtarake, Valentin Korabelnikov, qe mbante kete post qe nga viti 1997.

Ai cilesohej si pengese ne rrugen e reformave te forcave te armatosura dhe eshte shkarkuar gjithashtu edhe nga sherbimi ne ushtri.

Ne vend te tij eshte emeruar ish-zevendesi i tij, Alexander Shlyakhturov.

Top Channel