Rumania do te mbaje trupat ne Kosove

24/04/2009 16:05

Presidenti rumun Trajan Basesku ka bere te ditur sot se trupat ushtarake rumune do te qendrojne ne Kosove deri ne fund te mandatit te NATO-s.

Deklaraten e tij Basesku e beri ne takimin e lamtumires me sekretarin e pergjithshem te NATO-s Jap de Hoop Scheffer.

Presidenti rumun ka deklaruar nder te tjera se vendi i tij do t’i mbaje trupat edhe ne Afganistan, ku do te dergoje edhe 150 ushtare te tjere.

Dy zyrtaret kane folur me tej edhe per zgjerimin e metejshem te NATO-s me vendet e Ballkanit, mburojen anti-rakete, misionet nderkombetare dhe konceptin e ri te sigurise se Aleances.

Top Channel