PE: Integrim te shpejte te Ballkanit ne BE

24/04/2009 09:45

Parlamenti Evropian mbeshtet integrimin e Ballkanit Perendimor ne BE. Ne nje rezolute te miratuar nga deputetet europiane, kerkohet anetaresimi sa me i shpejte i vendeve te Ballkanit, si dhe liberalizimi i vizave per rajonin. 

Komisioneri evropian per Zgjerimin, Oli Rehn, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk do te lere menjane arritjet per stabilizimin dhe afrimin e Ballkanit ne Evrope, pavaresisht ceshtjeve te tjera te rendesishme.

Ne fjalen e tij ne Parlamentin Evropian, Rehn deklaroi se te gjitha vendet e rajonit, qe plotesojne kushtet mund te behen pjese e BE-se. Sipas tij, paralelisht me rregullimin institucional te BE-se, duhet vazhduar me zgjerimin.

“Dhjete vjet pas ngjarjeve tragjike ne Kosove, perspektiva evropiane eshte rruga e perparimit te rajonit drejt paqes dhe stabilitetit”, u shpreh komisioneri.

Top Channel