Mbytet peshkarexha ruse ne Norvegji

24/04/2009 11:05

Nje peshkarexhe ruse me 17 marinare ne bord, eshte mbytur ne brigjet e Norvegjise. Lajmin e kane bere te ditur burime norvegjeze te ndihmes se shpejte.

Sipas informacioneve te para, pjesa me e madhe e marinareve kane arritur te shpetojne. Ne vendngjarje kane mberritur anije dhe avione, si dhe dy helikoptere per te ndihmuar ekuipazhin.

Nuk dihen ende shkaqet e fundosjes se peshkarexhes Koralnes, 70 milje nga brigjet e Tromsoe ne veri te Norvegjise.

Top Channel