Kryetari i partise Aleanca per Kosoven e Re, Behxhet Pacolli eshte takuar sot me mbretin e Jordanise, Abdullah II.

Gjate ketij takimi te rendesishem Pacolli ka informuar gjeresisht monarkun per zhvillimet ne Kosove dhe ka kerkuar nga ai qe Mbreteria e Jordanise t’iu bashkohet vendeve demokratike qe kane njohur tashme Republiken e pavarur te Kosoves.

Sic njoftojne burime nga AKR, ne kete bisede mbreti jordanez ka shprehur gadishmerine per bashkepunim te metejshem ne drejtim te gjetjes se nje zgjidhjeje qe con drejt nje njohjeje te re per Kosoven.

Ai ka nenvizuar faktin se vendi i tij eshte ne koordinim me shtetin e Egjiptit per njohjen e Kosoves, por ka shtuar se njohja nga Jordania mund te ndodhe dhe vec, nese nuk arrihet ndonje marreveshje me Egjiptin.

Top Channel