Blair mbron nderhyrjen ushtarake ne Kosove

24/04/2009 15:00

Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka mbrojtur vendimin per nderhyrjen ushtarake ne mbrojtje te Kosoves ne vitin 1999.

Gjate nje fjalimi te mbajtur ne Cikago, Bler ka theksuar se do te angazhohet per nje nderhyrje ushtarake te komunitetit nderkombetar nese verifikohet serish nje rast si ai i Kosoves.

Bler ka nenvizuar se nderhyrja ushtarake nuk behet vetem kur cenohen interesat kombetare, por edhe kur popullsia e nje vendi tjeter eshte ne rrezik.

Me tej ish-kryeministri ka folur per luften kunder terrorizmit islamik, duke theksuar se ajo nuk mund te fitohet lehte pasi eshte e bazuar ne ideologji dhe ka rrenje te thella.

“Per kete arsye ajo i ngjan me shume nje lufte kunder komunizmit revolucionar, sesa nje operacioni te kufizuar qe 10 vjet me pare ndryshoi Ballkanin”, ka shtuar Blair.

Top Channel