Shkup, diplomatet mbrojne Gjykaten Kushtetuese

23/04/2009 18:15

Ambasadoret e SHBA, BE dhe Britanise se Madhe ne Shkup kane shfaqur shqetesimin e tyre lidhur me reagimet e qeverise maqedonas ne adrese te Gjykates Kushtetuese.

Ambasadoret Filip Riker, Ervan Fuere dhe Endrju Ki kane zhvilluar takime me kryeministrin Nikolla Gruevski, per t’i shfaqur atij shqetesimet e tyre lidhur me veprimet e fundit te qeverise dhe qasjen e saj kontradiktore kunder vendimit te Gjykates Kushtetuese per heqjen e mesimit fetar neper shkolla.

Ambasadori amerikan Filip Riker beri thirrje qe qeveria dhe qytetaret te respektojne vendimet e Gjykates Kushtetuese.

“Qeveria dhe te gjithe qytetaret duhet te respektojne vendimet e ketyre institucioneve. Roli i Gjykates Kushtetuese eshte pjese e cdo demokracie. Ne SHBA kemi nje gjykate te tille qe eshte ne balance me qeverine”, ka theksuar Riker.

Ambasadoret dhe Gruevski kane biseduar edhe per zhvillimet e tjera ne vend, duke u njohur me qendrimet qe synon te marre qeveria gjate periudhes se ardhshme ne planin ekonomik dhe politik.

Top Channel