Ruset nuk e shohin Serbine si vend aleat

23/04/2009 15:25

Nje ankete e kryer nga seksioni rus i BBC-se tregon se ruset nuk e konsiderojne Serbine si nje nga aleatet kryesore te tyre.

Sipas anketes, banoret ruse te intervistuar kane deklaruar se aleatet e tyre kryesore jane Bjellorusia, Kazakistani dhe Shtetet e Bashkuara.

Sondazhi tregon gjithashtu se ruset si kercenim me te madh per vendin e tyre shohin krizen ekonomike, e cila ne muajin e kaluar solli nje rritje te papunesise prej 12 per qind.

Top Channel