Masakra e Suharekes, shfajesohen pergjegjesit

23/04/2009 15:55

Pas nje procesi te gjate e te shoqeruar me zvarritje, gjykata per krimet e luftes ne Beograd ka cliruar nga akuzat pergjegjesit kryesore per masakren e Suharekes.

I pandehuri kryesor ne kete proces, ish-komandanti i njesive speciale serbe Radoslav Mitrovic eshte cliruar nga pergjegjesia per dhenien e urdherit per vrasjen e 48 civileve shqiptare ne mars te vitit 1999.

Gjithashtu, te pafajshem jane shpallur edhe tre te pandehur, nderkohe qe 4 persona te tjere jane denuar me nga 20 dhe 13 vjet burg.

Gjykata serbe per krime lufte e filloi procesin per masakren e Suharekes me 3 tetor te vitit 2006.

Top Channel