Lirohet pengu italian ne Filipine

23/04/2009 09:45

Eshte liruar vullnetari italian i Kryqit te Kuq, Eugenio Vagni, qe mbahej peng nga rebelet ne Filipine. Ambasada italiane ne Manila po verifikon me autoritetet filipinase lajmin e lirimit.

Sipas Ministrise se Jashtme italiane, lajmet per gjendjen e Vagnit jane ende kontradiktore dhe per kete aryse kjo ceshtje duhet trajtuar me kujdes. Besohet se pengu italian eshte braktisur nga rebelet e grupit Abu Sajf ne ishullin Jolo ne jug te vendit, pas nje operacioni te ushtrise filipinase.

Vagni eshte personi i fundit qe qendronte ne duart e rebeleve, pas lirimit te dy pengjeve te tjera. Ata ishin rrembyer me 15 janar ndersa dilnin nga nje burg, ku do te zbatonin nje projekt per ristrukturimin hidrik.   
 

Top Channel