Indi, faza e dyte e votimeve per parlamentin

23/04/2009 08:30

Ne 12 shtete indiane ka nisur sot raundi i dyte i votimit per parlamentin e ri te vendit.

Votimet perfshijne pese faza deri me 13 maj, qe do te cojne ne rinovimin e dy dhomave te parlamentit dhe krijimin e qeverise se re. Kandidati me i favorizuar ne kete faze eshte Rahul Gandhi, djali i Sonia Gandhit dhe sekretar i pergjithshem i Partise se Kongresit.

Ne rast se as partia e Kongresit dhe as ajo opozitare e nacionalistit Bharatiya Janata, (BJP) nuk fiton shumicen, partite rajonale dhe ato te krahut te majte do te jene vendimtare per krijimin e qeverise se re.

Faza e pare e votimit u shoqerua me sulmet e rebeleve maoiste, qe shkaktuan 17 viktima.

Top Channel