Al Kaeda, arrestohet kreu i deges irakene

23/04/2009 17:15

Kreu i deges irakene te rrjetit terrorist te Al Kaedes, Abu Omar al Baghdadi eshte arrestuar sot ne kryeqytetin iraken.

Lajmin e kane bere te ditur autoritetet irakene te sigurise, sipas te cilave arrestimi erdhi pas nje operacioni te gjere te trupave irakene, i cili u organizua pas informacioneve te dhena nga sherbimet sekrete.

Figura e Omar al Baghdadi doli ne siperfaqe pas vrasjes se liderit te meparshem, Al Zarkaui.

Top Channel