Shitet 70 mije paund kostumi me i shtrenjte ne bote

22/04/2009 11:50

Kriza ekonomike duket se ka kaluar pa u vene re per nje adhurues te modes, qe ka blere kostumin me te shtrenjte ne bote per 70 mije paund.

Kostumi i eshte shitur nje bleresi misterioz ne nje party ne qender te Londres. Jane dashur me shume se 80 ore pune per qepjen e kostumit te prodhuar me disa lloje leshi te cilesise me te larte ne bote. Stilisti i veshjes, Alexander Amosu deklaroi se ne kete kohe renieje ekonomike, serish ka kerkesa per cilesine absolute.

Kostumi permban kopsa ari 18 karat dhe diamanti, si dhe ka 5 mije qepje, cdonjera prej te cilave ka kushtuar 14 paund.

Amosu, qe u be i pasur fale krijimit dhe shitjes se melodive per celularet, eshte i specializuar ne dizenjimin e veshjeve luksoze dhe produkteve te teknologjise.

Top Channel