Jill, gruaja qe po ben me “dhimbje koke” shkencetaret

20/04/2009 18:45

Rasti i rralle i nje gruaje qe arrin te kujtoje gjithcka qe ka ndodhur ne te shkuaren e saj, ka mahnitur shkencetaret.

Nese i thua nje date te 20 viteve me pare ajo arrin te thote diten e sakte javore, nese ate dite ka rene shi ose jo, apo nese ate dite eshte ngritur ne hapesire nje anije kozimke Challenger.  

Me pak fjale, perfeksion absolut. Quhet Jill Price dhe eshte vetem 43 vjec. Rasti i saj, ndoshta unikal ne bote eshte zbuluar ne vitin 2006 dhe qe prej 3 vjetesh po ben me “dhimbje koke” shkencetaret, te cilet nuk kane hasur asnjehere ne nje kujtese kaq te forte. Ky mund te quhet nje bekim por padyshim edhe nje denim per te mos harruar asnjehere. Revista “Wired” ka shkruar nje artikull te gjate per kete fenomen qe eshte pagezuar me emrin “sindroma hipertimestike” ose me fjale te thjeshta “kujtesa e jashtezakonshme”.

Ajo ka veti te kujtoje gjithcka, ne cdo fushe, psh; nese e pyet cfare ndodhi ne 16 gusht te vitit 1977, ajo jo vetem qe kujton se ate dite vdiq Elvis Presley, por shton se ne Kaliforni eshte miratuar edhe nje ligj i ri per taksat. Ne 25 maj te nje viti me pas, ajo kujton rrezimin e avionit ne Cikago, ndersa per 30 gushtin e vitit 1978 Jill kujton se ka cuar per te lare per here te pare makinen. Disa prej ngjarjeve mund te kene pasur nje domethenie te vecante ne jeten e 43 vjecares, por shume detaje te tjera kane qene episode te parendesishme qe gjithesesi truri i Price i ka regjistruar me saktesi absolute.

Kete rast e ka studiuar me imtesi profesori James McCaugh por edhe kolege te tij nga Universiteti i Kalifornise. Qe prej 2006-es, Jill eshte shfaqur shpesh here ne mediat me me emer ne SHBA si, Abc, Wall Street Journal  e Usa Today. Per te zbuluar kete veti te jashtezakonshme, kerkuesit kane hetuar ne drejtime te ndryshme, duke hedhur shume hipoteza, por deri tani asnje nuk eshte vertetuar shkencerisht.

Top Channel