Chavez ia dhuron Obames, libri behet bestseller

20/04/2009 11:10

Reklama qe i beri presidenti i Venezueles, Hugo Chavez, ka dhene menjehere frytet per librin e nje shkrimtari nga Uruguaji.

“Open Veins of Latin America: Five Centuries of the Pillage of a Continent”, u shnderrua ne bestseller brenda dy ditesh, pasi Chavez ia dhuroi ate presidentit amerikan Barack Obama. “Venat e hapura te Amerikes Latine: Pese shekuj te grabitjes se nje kontinenti” ndodhej ne vendin 54.295 sipas Amazon.com, por pas reklames se Chavez tani renditet i dyti.

Libri i autorit Eduardo Galeano, tregon per ndikimin e pushtimeve ne kontinent ne pese shekujt e fundit, qe nga pushtimi i spanjolleve 500 vjet me pare e deri sot. Chavez ia dhuroi librin Obames dhe i shtrengoi doren gjate samitit te Amerikave ne Trinidad.

Obama mbeti i cuditur kur mori kopjen me mesazhin “Per Obamen, me dashuri”. Ai raeagoi duke thene se ishte nje gjest i kendshem qe merrte nje liber. “Jam lexues”, tha presidenti.

Chavez u deklaroi me pas gazetareve gjate punimeve te samitit se libri ishte nje monument i historise se Amerikes Latine.

Top Channel