Camcakezi pa sheqer na largon nga embelsirat

20/04/2009 18:00

Pertypja e camcakezit pa sheqer ndihmon njerezit qe kerkojne te mos e teprojne me embelsirat dhe te ruajne normat e nje diete te rrepte.

Kete e tregon qarte nje kerkim i bere nga Qendra per kerkimin Biokimik ne Penington te Universitetit te Luizianas. Sipas kerkuesve, camcakezi na eleminon rreth 40 kalori ne dite, duke na hequr gjithashtu edhe deshiren per ushqime me yndyrna dhe embelsira. Deshira per embelsira behet shume me e vogel kur camcakezi nuk ka asnje grimce sheqer.

Ky eshte nje lajm i mire per te gjithe ata qe nuk i rezistojne dot tundimit per te ngrene nje cokollate dhe njerezve qe deren e frigoriferit e perdorin me shpesh se ate te dhomes se ndenjes. 

Top Channel