Turizmi ne Antarktide do te kufizohet

18/04/2009 13:40

Vendet anetare te Traktatit te Antarktides, kane rene dakord te miratojne propozimin amerikan qe te kufizojne turizmin, per te mbrojtur ekosistemin e kontinentit.

Numri i turisteve eshte rritur shume vitin e fundit. Sipas rregullave te reja, te miratuara ne takimin e Baltimores, anijet qe do te hyjne ne kete rajon do te reduktohen dhe do te kene maksimumi 500 pasagjere ne bord dhe jo te gjithe duhet te zbresin ne breg.

Ne sezonin e fundit numri i turisteve ne Antarktide arriti ne 45 mije vete. Shkak per marrjen e masave nga 28 vendet qe kane firmosur traktatin, jane bere aksidentet e ndodhura me disa anije.

Top Channel