Iran, 8 vjet burg gazetares per spiunazh

18/04/2009 13:00

Denohet me tete vjet burg gazetarja iraniano-amerikane Roxana Saberi, e akuzuar nga Irani si spiune e amerikaneve. 31-vjecarja u arrestua ne muajin janar dhe kete jave doli perpara gjyqit.

Saberi ka qene per pak kohe gazetare e BBC-se, ka punuar per radion amerikane NPR dhe televizionin Fox News. Fillimisht ajo u akuzua se kishte blere alkool dhe me pas se punonte si gazetare pa nje karte te vlefshme. Avokati i gazetares do ta apeloje vendimin.

SHBA kritikoi arrestimin e Saberit, ndersa sekretarja e Shtetit, Clinton kerkoi lirimin e saj. Gazetarja kaloi gjashte vite ne Irak, gjate se cilave shtudionte dhe shkruante nje liber.

Arrestimi dhe denimi ndodh ne nje kohe kur u perfol nisja e shkrirjes se marredhenieve mes Iranit dhe SHBA-se, pasi presidenti Obama shtriu doren e bashkepunimit.

Top Channel