Zannier: Prishtina te bashkepunoje me UNMIK

17/04/2009 17:10

Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier ka pranuar se misioni i drejtuar prej tij nuk mund t’i arrije objektivat nese nuk ka bashkepunimin e autoriteteve kosovare.

Ne nje interviste per mediat kosovare, Zanier ka deklaruar se ndodhet ne nje pozite te veshtire per faktin se lideret kosovare po e zvarrisin takimin me te.

“Autoritetet e Kosoves nuk duhet te na shohin si nje mision qe nderhyn ne rrugen e tyre te menaxhimit te vendit”, ka pohuar Zannier.

Ai ka theksuar se per qendrimin e metejshem te UNMIK mund te vendose vetem Keshilli i Sigurimit dhe jo autoritetet lokale.

“E kemi ne konsiderate kerkesen e lidereve kosovare per mbylljen e misionit, por per kete vendos KS”, ka nenvizuar Zannier.

Ai ka shtuar me tej se Kosova mund te kete perfitime nga misioni i UNMIK, ne vecanti ne ndikimin tek vendet qe nuk kane njohur pavaresine.

Top Channel