Pavaresia, GJND nis sot shqyrtimin e fakteve

17/04/2009 09:00

Gjykata Nderkombetare e Drejtesise fillon sot shqyrtimin e argumentave te Kosoves dhe Serbise, per te vendosur nese pavaresia e shtetit te ri eshte shpallur ne perputhje me te drejten nderkombetare.

Serbia ka pergatitur dy libra me rreth 1000 faqe, ku sipas saj perfshihen argumentet kunder pavaresise se Kosoves. Edhe Kosova ka pergatitur nje dosje dhe do te perfaqesohet nga Michael Wood, i cili do te mbroje shpalljen e pavaresise, te njohur deri me tani nga 57 shtete.

Ne Ministrine e Jashtme zyrtaret nuk kane dhene detaje rreth materialit te pergatitur, megjithese thone se jane pergatitur mire. Hollesi do te prezantohen sot nga vete ministri i Jashtem, Skender Hyseni.

Top Channel