Wisner: Kosova? Historia nuk ribehet

16/04/2009 20:05

Ish-perfaqesuesi amerikan ne bisedimet per pavaresine e Kosoves, Frank G.Wisner shprehet se Kosova nuk mund t’i kthehet mbrapsht Serbise, pavaresisht nga padia e bere ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage.

Ne nje takim me studente dhe intelektuale ne Tirane, Uisner tha se procesi eshte me teper nje ceshtje proceduriale qe ne fakt do te kerkoje nje kohe shtese per argumentim para se gjykata te dale me nje vendim.

Ai u shpreh i sigurt se historia nuk mund te zhbehet me dhe se vendimi i gjykates do te jete nje mundesi per rajonin qe ai te ece perpara. Ai perjashtoi edhe cdo mundesi per ndarjen e Mitrovices.

“Cili do te ishte efekti i ndarjes se Kosoves? Eshte nje problem madhor qe do te hapte kutine e Pandores. Si do mbahej nen fre presioni brenda vete Serbise? C’argument do te perdorej per mosfraksionimin e metejshem te rajonit e sidomos Maqedonise? Ndaj besoj se nuk eshte vetem nje gabim nje gje e tille, por mendoj se do te kete qendrim te perbashket europian kunder ndarjes”, ka deklaruar Wisner.

Duke iu referuar rezolutes 1244 qe e deklaron Mitrovicen  pjese te Kosoves, diplomati amerikan tha se situata tani eshte mjaft e mire, pasi atje ka nje prani europiane.

“Them se me kohen Mitrovica do te ndjeke rrjedhen e Prishtines sepse keshtu e dikton logjika, e sidomos ajo ekonomike. Ku mund te shkoje tjeter Mitrovica veriore, te ardhme ne Serbi nuk ka. Ndaj them se duhet durim, vetem kaq. Vendi im nuk do te pranoje asnjehre ndarjen e Kosoves. Mund te reflektohet tek europianet, por gjerat tashme kane marre udhe e ashtu do te mbeten”, ka pohuar Wisner.

Per rreth nje ore ish-perfaqesuesi i Uashingtonit gjate bisedimeve per Kosoven i eshte pergjigjur pyetjve te analisteve dhe pjesemarrevse te interesuar per ceshtjen e Kosoves ne nje tryeze te zhvilluar nga universiteti Polis.

Top Channel