United Airlines: Obezet do te paguajne dy bileta

16/04/2009 09:30

Kompania amerikane e fluturimit United Airlines forcon rregullat per personat mbipeshe.

Ne rastet kur avionet e saj do te jene te mbushur, ose pasagjeret do te ankohen se po udhetojne ne nje hapesire shume te ngushte, obezet do te jene te detyruar te paguajne dy bileta dhe jo nje.

Behet fjale per kompanine e trete ajrore, qe ka nxjerre rregulla te tilla, pas atyre te miratuara me pare nga Delta Air Lines dhe SouthWest Airlines. Kompania e justifikon vendimin me faktin se ka marre ankesa nga qindra pasagjere, qe kane deklaruar se jane detyruar te ndajne vendin me persona mbipeshe.

Ne rastet kur avioni nuk do te jete i mbushur, obezet do te mund te shfrytezojne dy vende, pa paguar me shume se cmimi i nje bilete te vetme.

Top Channel