Serbi, Komiteti i Helsinkit padit Qosic

16/04/2009 21:10

Ne Serbi gjykata e Beogradit do te nise nje proces kunder nje shkrimtari, nen akuzen e perhapjes se urrejtes kunder shqiptareve.

Kryetarja e Komitetit Serb te Helsinkit, Sonja Biserko e ka paditur Dobrica Qosic, nje nder personat me me ndikim ne vend, per nxitje te urrejtjeve ndaj shqiptareve.

Qosic njihet si babai i kombit serb dhe ka shkruar shume libra per shqiptaret, te cilet ai i cileson si barbare.

“Ai ka pergjegjesi per programin qe me pas e mori ne dore Milloshevici. Kjo elite duhet te demaskohet pasi per renien e Jugosllavise kane punuar akademike, intelektuale e gazetare”, ka deklaruar Biserko.

Sipas saj, me luften e zhvilluar ne Ballkan, autoritetet serbe pervecse kane shkaterruar shtete e kane shkaktuar masakra, kane shkaterruar vete serbet, te cilet kane mbetur mbrapa.

Nga ana tjeter, presidenti Boris Tadic e vlereson figuren e Qosic, te cilin e ka nje mik femijerie.

Top Channel