Indi, nis votimi per zgjedhjet parlamentare

16/04/2009 08:35

Miliona indiane kane nisur sot te votojne ne raundin e pare te zgjedhjeve te pergjithshme. Votimi behet ne pese faza dhe do te zgjase nje muaj.

Por diten e nisjes se zgjedhjeve jane regjistruar aktet e para te dhunes, qe kane shkaktuar edhe viktima. Rebelet maoiste vrane gjashte paraushtarake ne lindje te vendit, ndersa ata po shkonin drejt qendrave te votimit per te siguruar ecurine e zgjedhjeve. Koalicioni aktual ne qeveri i drejtuar nga Partia e Kongresit pritet te perballet me nje sfide te forte nga aleanca e opozites qe drejtohet nga partia nacionalsite hindu BJP.

Sipas analisteve, asnjera nga dy partite kryesore nuk pritet te fitoje shumicen dhe do te nevojitet mbeshtetja e partive te vogla per qeverine e re. Me shume se 700 milione indiane kane te drejte te votojne per te zgjedhur deputetet per dhomen e ulet te parlamentit.

Rezultatet pritet te dalin ne 16 maj dhe parlamenti i ri duhet te filloje punen ne 2 qershor. Mijera police dhe punonjes te sigurise jane dislokuar ne vend per te garantuar votime te qeta.

Top Channel