Amerikanet: SHBA, qendrim te ri ndaj Kubes

15/04/2009 17:50

Shumica e amerikaneve jane ne favor te nje “drejtimi te ri” te marredhenieve mes Shteteve te Bashkuara dhe Kubes.

Keshtu thote nje sondazh i publikuar ne vigjilje te udhetimit te presidentit amerikan Barack Obama per Samitin e Amerikave.

Sipas anketes se WorldPublicOpinion.org, 59% e te intervistuarve kane deklaruar se eshte koha te provohet nje qendrim i ri ndaj Kubes, pasi ishulli mund te jete gati per ndryshim.

69 per qind jane ne favor te rigjenerimit te marredhenieve diplomatike, ndersa 39 nga 100 te pyetur kane qene te mendimit se kufizimet duhet te vazhdojne derisa te rrezohet regjimi komunist.

Top Channel