Adoptonin femije per t’u shitur organet

15/04/2009 22:20

Nje lajm shokues mberrin nga Rusia ku nje cift eshte arrestuar me akuzen se adoptonte femije jetime nga Evropa lindore, per t’i vrare e per t’u shitur me pas organet.

Tregtia behej kryesisht ne Azi, por edhe ne Britanine e Madhe.

Ekonomisti 32 vjecar Vladimir Grechushkin dhe bashkeshortja e tij, 21 vjece, Aerime u prangosen ne momentin qe iu gjet ne shtepi trupi i pajete gjysme i djegur i nje femije tre vjec te adoptuar prej tyre.

Nga kontrolli i imtesishem i baneses u zbuluan 60 mije lira dhe sterlina, karta te rreme identiteti si prova per mitdhenie te disa zyrtareve qe i lehtesonin procedurat e adoptimit.

Fale nderhyrjes se policise u arrit te shpetohej nje vajze e vogel dy vjecare e biresuar edhe ajo nga cifti rus.

Nje tjeter femije i adoptuar kesisoj, sipas “Daily Star”, vdiq ne menyre te mistershme gjate nje udhetimi ne Tajlande, ndersa prinderit adoptive u kujdesen ta digjnin menjehere trupin e tij.

Grechushkin kishte vec te tjerash nje dokument qe vertetonte se nuk mund te kishin femije e per kete arsye cifti kerkonte te adoptonte sa me shume, nderkohe qe tani doli ne drite fakti se e shoqja Aerime ishte shtatzene.

Top Channel