Somali, piratet rrembejne tjeter anije

14/04/2009 10:10

Nje tjeter anije eshte sekuestruar sot nga piratet ne brigjet e Somalise. Lajmin e bejne te ditur burime nga marina, sipas te cilave anija e mallrave MV Irene E.M. eshte marre peng pak perpara agimit ne gjirin e Adenit.

Per momentin nuk ka detaje te tjera rreth rrembimit dhe fatit te ekuipazhit. Ngjarja ndodh pak dite pas vrasjes se disa pirateve nga forcat franceze dhe amerikane gjate operacionit per shpetimin e kapitenit amerikan te anijes Maersk Alabama.

Javet e fundit piratet i kane shtuar sulmet ne brigjet somaleze. Ata marrin peng anije me ekuiazhe, qe i lirojne ne kembim te parave qe paguhen nga kompanite detare.

Perpjekjet e deritanishme te nderkombetareve, qe dergojne anije per patrullim per te kufizuar aktivitetin e pirateve, kane rezultuar te pasuksesshme.

Top Channel