Seks ne makine ne autostrade, ndalohet cifti

14/04/2009 10:55

Seksi i shfrenuar mund t’i kushtoje shtrenjte nje te riu ne Norvegji. Ai pritet te gjobitet me nje shume te majme, pasi u arrestua duke kryer marredhenie me te dashuren, ndersa ecte me shpejtesi me makine ne nje autostrade.

Policet pikasen automjetin qe po levizte nga njera ane e rruges ne tjetren me shpejtesi 33 km/ore me shume se limiti dhe urdheruan drejtuesin te ndalonte. Por pasi i jane afruar makines, ata kane zbuluar se nje femer ishte ulur ne prehrin e shoferit, duke ia zene thuajse gjithe pamjen e rruges.

Denimi per 28-vjecarin do te vendoset brenda javes se ardhshme, por sipas policise ai mund te gjobitet me disa mijera krona norvegjeze dhe t’i hiqet patenta. Policet jane cuditur se perse cifti kishte zgjedhur kete menyre te rrezikshme per te konsumuar marredhenien.

21-vjecarja, pavaresisht rolit qe pati ne kete incident eshte lejuar te shoqeroje ne shtepi te dashurin.

Top Channel