Presidenti i Paraguajit: Kam nje djale te paligjshem

14/04/2009 11:30

Presidenti uruaguajan eshte treguar i guximshem dhe per t’u dhene fund thashethemeve ka pranuar se ka nje femije te paligjshem me nje 26-vjecare.

Lajmi shokues eshte pohuar nga Fernando Lugo, qe perpara se te behej president ka qene peshkop ne Kishen Katolike. Ne nje fjalim te drejtperdrejte ne televizion, kreu i shtetit pranoi se ka njohur atesine per nje djale 2-vjecar, qe erdhi ne jete nga lidhja me Viviana Carrillo kur ai ishte peshkop.

Ai shtoi se nuk do te flase me per kete ceshtje, per te mbrojtur privacine e vogelushit. “Marr te gjitha pergjegjesite qe kane rrjedhur nga ky fakt dhe njoh atesine e femijes”, tha 57-vjecari, i njohur si peshkopi i te varferve.

Lugo erdhi ne pushtet gushtin e kaluar, por ne shkurt 2007, ai u pezullua nga Vatikani, pasi shpalli kandidaturen per president.

Top Channel