Zbulohet nervi qe percon kenaqesine e ledhatimit

13/04/2009 19:15

Cfare qendron pas nje ledhatimi te embel qe na ben te ndiejme dashuri, kenaqesi dhe njekohesisht ngrohtesi?

Sipas neuroshkencetarit britanik Francis McGlone, nervat-C jane ato qe percojne kete ndjesi nga lekura deri ne tru. Tek 20 vullnetare, studiuesit kane zbuluar vendndodhjen e nervave C, nje grup i perbere fibrash nervore ne disa pjese te trupit qe i lejojne trurit te ndieje kenaqesi. Nese keto nerva nuk do gjendeshin ne trupin tone, atehere nje perkedhelje nuk do te kishte anje efekt.

Ne nje interviste per revisten “Nature Neuroscience” McGlone shprehet se fibrat C jane shume te rendesishme pasi permes nje perkedheljeje percohet edhe nje mesazh mes nenes dhe femijes apo mes partnereve. Sipas shkencetareve, nese bazohemi ne teorine darviniane, duhet thene se dalengadale trupi i njeriut ka evoluar dhe ne kete menyre edhe nervat ndjesore te perkedheljes gjate nje kohe shume te gjate jane perhapur ne ato pjese te trupit ku kemi me shume nevoje per perkedhelje pasi nuk eshte e mundur qe keto fibra te gjenden psh ne pellemben e dores.

“Zbulimi i kesaj fibre zbulon me ne fund pse ne kerkojme te marrim dhe japim mesazhe perkedhelese. E verteta eshte se nga ky veprim ndiejme vertete kenaqesi”, perfundon McGlone.

Top Channel