Vriten ne prite tre ushtare libaneze

13/04/2009 11:45

Tre ushtare libaneze gjeten vdekjen dhe 13 te tjere u plagosen ne nje prite.

Ngjarja ndodhi mengjesin e sotem ne afersi te Rayaq, ne luginen Bekaa ne lindje te vendit, njoftuan televizionet lokale. Sulmi eshte kryer nga nje grup i armatosur, ende i paidentifikuar.

Prej disa javesh qeveria libaneze eshte perfshire ne nje fushate kunder krimit me bandat ne luginen ne fjale, pasi shume pjesetare te tyre jane pergjegjes per trafikun e droges dhe grabitjet e automjeteve ne te gjithe vendin.

Top Channel