Indi, ndalohen vargjet e Kuranit ne celular

13/04/2009 13:30

India ndalon degjimin e vargjeve te shenjta te Kuranit ne telefonat celulare.

Nje institut studimesh myslimane e quan mekat qe vargjet e librit te shenjte te nderpriten ne momentin kur perdoruesi i telefonit i pergjigjet telefonates, apo te degjohen ne momentin kur besimtari eshte duke u lutur.

Ulema, nje nga organizatave kryesore islamike ne kete vend thote se vargjet duhen degjuar te plota. Instituti Jamia Ashraf-ul-Madaris, vepron prej 40 vjetesh ne qytetin e lashte Kanpur, ne shtetin Uttar Pradesh dhe ka miratuar kufizime dhe ndalime ne perputhje me ligjin islamik.

Gjithashtu, nje tjeter rekomandim eshte se gjate lutjeve te perditshme te namazit telefoni nuk duhet vendosur as me dridhje. E ndaluar eshte gjithashtu qe celulari te merret me vete ne tualet.    

Top Channel